Shop

SHEDOL GEL

Dhimbja është një ndjesi e pakëndshme, për shkak  të veprimit të një agjenti që ndikon në integritetin  somatik, pasojë e vuajtjes anatomike apo  funksionale e një organi. Përceptimi i dhimbjes është  i ndryshëm nga personi në person, dhe madje i njëjti  person mund të ndjejë dhimbje të ndryshme në  kohë të ndryshme.

Tiparet klinike të dhimbjes!  Kemi dhimbje akute dhe kronike  Dhimbja akute shërben për të  paralajmëruar personin nga lëndimi i indeve  dhe është e lokalizuar zakonisht, zgjat për  disa ditë dhe ka tendencë të ulet me  shërimin.

Dhimbja kronike është afatgjatë, shpesh e  përcaktuar nga stimujt e dëmshëm të  vazhdueshëm. Ajo është një komponent i  rëndësishëm emocional, dhe psikik, kufizon  performancën fizike dhe sociale të  pacientit. Zakonisht shoqëron një sëmundje  kronike (reumatizmale, kockave,  onkologjike, metabolike, etj).  Shkaqet!  Artriti Reumatoid   Osteoartritet  Bursiti  Chondropatia patelare  Trauma  Kontuzioni  Distorsioni  Etj.

SHEDOLgel

Ofron ndjesi të mirë dhe lehtësim në rastet e:

  • Dhimbjeve reumatizmale
  • Dhimbjeve traumatike dhe Kontuzioneve
  • Tendiniteve
  • Distorsioneve
  • Formulë e testuar Dermatologjikisht
  • E lehtë dhe komforte në përdorim
  • Nuk ka efekte anësore dhe është e përdorshme nga të gjithë pacientët.
  • Efekt maksimal në përdorim
  • Parabens  free.

Description

PËRBËRËSIT 

Glucosamina  MSM (Metil Sulfonil Methane)  Escina  Spirea Olmaria  Harpagophytym Procumbens  Glycyrrhiza Glabra ( Licorice)

GLUCOSAMINE SULFATE:   Është një amino monosaharid i lokalizuar në kocka, në indin  kartilagenoz dhe në tendine. Stimulon prodhimin e indit kartilagenos duke ekuilibruar proceset e  degjenerimit dhe të sintezës së kartilagos. Kontribuon në elasticitetin dhe rezistencën e indit lidhor.

MSM:   Është prezente në trupin e njeriut . Favorizon sintezën e kolagenit dhe jep elasticitet të  lëkurës. Ndikon në bllokimin e transmetimit të impulsive të dhimbjes.Ka veprim qetësues.

ESCINA:   Ekstraktohet nga lëvorja e trungut dhe gjethja e bimës Horse Chestnut. Rrit rezistencën  kapilare dhe redukton përshkueshmërinë vazale. Ka efektshmëri në rezorbimin e edemave dhe  eksudateve.

SPIREA OLMARIA:  Bimë me origjinë nga Europa. Ka veti anti‐inflamatore, anti‐reumatike krahas  vetive të tjera. Aktiviteti anti‐inflamator i bimës është për shkak të derivative salicilike dhe flavonoide.

HARPAGOPHYTYM PROCUMBENS:   Bimë me origjinë nga Afrika e Jugut. Ndryshe quhet dhe  “thoi i djallit” . Ekstraktet bimore të kësaj bime ofrojnë lehtësimin dhe qetësimin e një serë dhimbjesh  kryesisht reumatizmale.

 

LICORICE:   Bimë që gjendet në Europë dhe në Azi. Gjen përdorim mjaft të mirë krahas te  tjerave dhe në trajtimin e dermatiteve, lehtësimin dhe elasticitetin e lëkurës së skuqur apo të ndjeshme.

Përdorimi:     Aplikohet një sasi e vogël nga tubeti në vendin e afektuar me anë të një masazhi të  lehtë, deri në përthithjen e plotë nga lëkura. Aplikohet dy hërë në ditë.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “SHEDOL GEL”

Your email address will not be published. Required fields are marked *